Vaj i trumzës - 10$ / Njesi

Facial Clay Mask gold
Përmbledhje: Vaji i trumzës është i dobishëm për problemet e frymëmarrjes, për kollën, për vështirësitë në tretje, stresin, debulesën dhe përmirëson ngjyrën e lëkurës në rastet e përdorimit të jashtëm.

Skruktura përbërëse:

Familja: Labiatae.

Veçoritë e qëndrueshmërisë: Me qëndrueshmëri mesatare.

Nxjerrja e vajit: Nga gjethet dhe lulet.
Përmban fenole, ku ndër më të rëndësishmet janë zatruli, timoli (thymol), substanca e karvakolës (carvacol), rrëshirë dhe dizefektantë si tanina dhe rasina. Vaji përdoret për pastrimin e gojës dhe për mjekimin e acarimeve të fytit, largon dhembjen e dhëmbëve, mjekon mishin e ligështuar të dhëmbëve, si dhe ka ndikim kundërveprues ndaj krimbave ancylostome.

Thymol: Shërben për vrasjen e mikrobeve dhe largon parazitët nga stomaku.

Carvacol: Shërben si qetësues, dezifektant, diuretik, largues për gëlbazën dhe antihelm.

Tanina: Shërben si dezifektant që ndimon në mbylljen e plagës, për parandalimin e gjakderdhjes dhe diarresë.

Rrëshira : Shërben si forcues i muskujve, parandalon kalçifikimin e arterieve dhe largon kripërat e dëmshme.
Gjithashtu vaji përmban vitaminë B kompleks, borneol, karvakolë, krom, vajra esencialë, flor, rrëshirë, hekur, silic, taninë, thiaminë, thymol, acide Triterpenic, vitaminë C (Riboflavin).

Përdorimi :

Organi i frymëmarrjes: Shërben për mjekimin e azmës, bronshitit, kollës, acarimit të laringut dhe acarimit të sinuseve.

Organi tretës : Shërben për mjekimin e mbushjes së barkut me gazra, për humbjen e oreksit, për vështirësitë në tretje, për krimbat e stomakut, për qetësimin e dhembjeve të tëmthit dhe kolikave.

Organet gjenitale dhe urinare : Shërben për menopauzën, për infeksionet në organet urinare në përgjithësi dhe për forcimin e aftësisë seksuale.

Koka : Përdoret për gargarë, për acarimin e mishit të dhëmbëve, për acarimin e gojës dhe laringut.

Sistemi nervor : Shërben për stresin, pagjumësinë, për memorien e dobët, debulesën trupore dhe mendore dhe qetëson dhembjet.

Muskujt dhe kyçet : Shërben për dhembjet e kyçeve, për cermën dhe reumatizmën.

Përkujdesja për lëkurën :
• Shërben për djegiet, të thatët, zgjeben, plagët, plasaritjet dhe ngjyrën e lëkurës.
• Shërben si forcues dhe zgjues fiziologjik për funksionet e gjymtyrëve.
• Aktivizon qarkullimin e gjakut, për lehtësimin e urinimit, lëkurën dhe menstruacionet.
• Përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe fytyrës nëse personi lyhet me vajin e trumzës.
• Parandalon rënien e flokëve dhe i ruan dhëmbët nga prishja.
• Eleminon zbokthin e kokës nëse i shtohen bimë të tjera.

Doza: Jepet vetëm nëse shtohet me vajra të tjerë, duke u përzier me vajin e ullirit në raportin nga 1 deri në 10 masa. Çdo ditë konsumohet një lugë e vogël nga kjo përzierje.

Përzierjet dhe mënyra e përdorimit:
Përzihet mirë me bergamot (Citrus bergamia Risso), vaj portokalli, bergamot limoni, rozmarinë dhe me vajin e pemës së çajit.