Vaj i rrepkës - 10$ / Njesi

Facial Clay Mask gold
Vaji i rrepkës ka aromë dhe shije të veçantë dhe djegëse. Ai është një preparat 100% natyror që nxirret nga shtrydhja në gjendje të ftohtë e farave të rrepës bashkë me kokrrën e saj (produktin) në dy lloje, e kuqe dhe e bardhë duke i shtuar gjithashtu edhe gjethet e saj, për mos t’i ndryshuar strukturën e saj kimike dhe për të siguruar efektivitet maksimal në përdorimin mjekësor. Bashkimi i të tre produkteve të rrepës, farës, kokrrës dhe gjetheve në procesin e shtrydhjes është për për faktin e pranisë së një larmie substancash mjaft të vlefshme në secilin prej nënprodukteve, duke paraqitur kështu një vaj perfekt dhe të veçantë për dobitë që ka.

Përbërja:

- Vaj i avullueshëm me erë të fortë thumbuese që përmban (Phenyl + ethyl isothio cynate + gloxide sangarin dhe përbërës revanin, të cilit i atribuohet efekti antibakterial.
- Enzima më e rëndësishmja (Amylclylic Engyme).
- Një grup mineralesh dhe vitaminash, më të rëndësishmet: hekur, kalcium dhe vitaminat A dhe C.

Efektet dhe indikimet:

1. Nisur nga shtimi i sasisë së urinës ndihmon në kongjestionin e fshikëzës dhe kuron sëmundjen e gurëve dhe rërën.
2. Gjallëron qarkullimin e gjakut në pjesë sipërfaqësore të lëkurës, për këtë arsye shërben pozitivisht në rastet e infektimeve dhe dhimbjeve reumatizmale, sidomos kur përdoret bashkë me vajin e qepës.
3. Përdoret si antivirusal në rastet ftohjes; kuron laringjitin sidomos kur përzihet me vajin e dalë nga gjethet e ullirit dhe farave të rrushit.
4. Studime të shumta janë bërë për të konfirmuar efektëshmërinë e rrepës në mbrojtjen dhe parandalimin e kancerit dhe sidomos në përdorimin e këtij vaji duke e përzier atë me vajin e gjetheve të ullirit dhe vajin e Hilbes (bimë - bot. Trigonella Foenum).
5. Përdoret për mjekimin e kollës alergjike dhe acarimet e astmës dhe në mënyrë të veçntë kur përzihet me vajin e lisënit (thyme).
6. Përdoret për zhdukjen e piklave (prenkave) dhe të morrave të kokes në bashkëveprim me vajin e qepës.
7. Përdoret për kurimin e sterilitetit në mënyrë të veçantë tek gratë. Ia shton edhe më shumë efektin përzierja me vajin e qepës dhe të majdanozit.
8. Përdoret për dobësim dhe për zhdukjen e yndyrnave, posaçërisht në regjionin e mesit, të ijeve dhe të barkut me efektivitet dhe për këtë qëllim në rastet e një mbipeshe të konsiderueshme përdoret përzierja e mëposhtme:
Vaji i rrepër – vaji i koprës – vaji i farave të lirit – vaji i xhoxhobës, një lugë e madhe gjelle gjysmë ore para ngrënies. Kjo dozë siguron jo vetëm tretjen e yndyrnave në trup por edhe përfton ndjesinë e të qenurit i ngopur.
9. Shton sekretimin e qumështit, sidomos kur bashkohet me vajin e koprës dhe të glikanxos.
10. Përdoret në rastet e rënies së flokut: përzierje e vajit të rrepës me vajin e qepës.

Paketimi: Mbushje në shishe qelqi të errët 60 ml.

Ruhet në temperaturën 15° C

Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve