Vaj Argani - 7$ / Njesi

Facial Clay Mask gold
VAJI I ARGANIT
Ky vaj ka veti çudibërëse për ta mbajtur lëkurën të tonifikuar, të bukur dhe gjithmonë të re. Mund të përdoret për flokët, fytyrën, thonjtë. Zbuloni sekretet e tij

Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut. Siç kanë treguar shumë herë edhe studimet shkencore, vaji i arganit ndihmon në kurimin e lëkurës, duke i rikthyer asaj hidratimin, ushqyerjen, mbrojtjen, rigjenerimin, elasticitetin, si dhe përtharjen e plagëve. Gjithashtu, vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave.

Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm

Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vajit dhe parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira.

Ja sepse vaji i arganit përdoret si për trajtimin e psioriazës (sëmundje lëkure) ashtu edhe për mbrojtjen kundër rrezeve UV e nga burimet e tjera të dëmit oksidues. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave. Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm.