Vaj Qimnoni   - 10$ / Njesi

Facial Clay Mask gold
Përmbledhje:

• Përdoret për shtimin e qumështit të gjirit, kundër kolikave, përmirëson oreksin dhe lufton zmadhimin e gjendrës tiroide.


Struktura përbërëse:

Vaji i qimnonit është një vaj aromatik, që përbëhet kryesisht nga karvoni dhe limoneni me një përqindje deri në 40-60%. Ai përbëhet gjithashtu nga flavonoide, sheqerna të shumëllojshëm, përmban lëndë tretëse dhe vajra të paqëndrueshëm 3-8 %.

Përdorimi:
• Përdoret për kolikat (dhembjet e barkut) dhe largimin e gazrave.
• Përmirëson oreksin, sidomos te fëmijët.
• Lufton zmadhimin e gjendrës tiroide nëse konsumohen 4-5 pika në një gotë me ujë çdo mbrëmje.

Përzierjet dhe mënyra e përdorimit:

• Largon erën e keqe të këmbëve (1ml nga vaji i qimnonit + 5 ml nga vaji i xhoxhobës + 5 ml nga vaji i sherebelës.)
• Është i dobishëm në mjekimin e majasëllit duke përgatitur një përzierje me sasi të barabartë nga vaji i qimnonit, vaji i ullirit, vaji i xhoxhobës dhe vaji i Hyssopus officinalis dhe pastaj lyhet me të.
• Ndihmon në mjekimin e enuresit (mosmbajtja e urinës) duke konsumuar 2 pika nga vaji i qimnonit +3 pika nga vaji i karafilit në mbrëmje para gjumit.
• Ka efekte dobiprurëse për fundet e bronkeve dhe lehtëson krizat e astmës duke konsumuar 1ml nga vaji i qimnonit + 1ml nga vaji trumzës +10 ml nga vaji i xhenxhefillit, një lugë të madhe kur ndihet e nevojshme.
• Ky vaj konsiderohet një nga stimuluesit më të mirë të qumështit për nënat me gji, sidomos kur përzihet me glikanxon dhe fenugreek (hilbeh) në raportin (1ml +1ml nga vaji i ullirit +10 ml nga vaji i fenugreekut) nga një lugë të madhe çdo ditë.
• Shërben për të lehtësuar dhembjet e reumatizmës, dhembjet e kyçeve dhe muskujve. Për këtë përgatitet një përzierje e vajit të qimnonit, sherebelës, muluhijes (Corchorus), xhenxhefillit, duke konsumuar një lugë të madhe çdo ditë dhe me të njëjtën përzierje lyhet vendi i dhembjes.