Vaj Kamfurit - 10$ / Njesi

Facial Clay Mask gold
Druri i kamfurit është pemë e madhe me gjelbërim të përhershëm që arrin lartësinë deri në 50 metra. Kjo është një pemë me shumë gjethe me lule të vogla të bardha, ndërsa frutin e ka si rrush në ngjyrë vjollcë që anon nga e zeza. Çdo frut përmban një farë.
Kamfuri nxirret si lëndë në formën e vajit përmes distilimit të gjetheve, luleve, por sasia më e madhe e tij nxirret nga lëvoret rrënjët dhe trungu i kësaj peme.
Vaji i kamfurit është preparat natyral 100% që nuk përmban klor, ndërkohë që kamfuri industrial nxirret nëpërmjet procesit kimik dhe ndryshon thelbësisht nga kamfuri natyral në ndikimin e tij kurativ, për shkak të klorit etj.

Vaji i kamfurit nga TACT, përmban kamfur të bardhë të pastër 10% i cili shkrihet në vaj të bajames së ëmbël sipas udhëzimeve në kodin e medicinës bimore.
Ai përmban substanca shumë efektive si Kamfur, Eugenol, Terpeniol, Cineole dhe lignans.

Dobitë dhe përdorimi:

- Mjekon bronket, kollën, astmën dhe vështirësitë në frymëmarrje.
- Mjekon artritin osteotitin dhe qetëson dhimbjet e reumatizmës.
- Ndihmon në mjekimin e fibrave dhe dhimbjeve me bazë nervore. Qetëson në gjendjet e shqetësuara nervore.
- Mjekon inflamacionet e lëkurës dhe plagët e infektuara.
- Parandalon rrjedhjen e gjakut nga hunda, kur përdoret i përzierë me vaj borziloku dhe ujë hurme ose uthull.
- Largon erërat e padëshiruara, eliminon krimbat e zorrëve.

Për përdorim të brendshëm:

Doza e sigurt e kamfurit nuk duhet ta kalojë një lugë të vogël nga ky vaj tre herë në ditë.

Për përdorim të jashtëm:

Mund të përdoret lirisht pa ndonjë kundërindikim.
Nuk këshillohet përdorimi i brendshëm i këtij vaji nga ana e grave shtatzëna dhe atyre në gji, si dhe të sëmurët me parkinson ose epilepsi.