Vaj Poleni - 10$ / Njesi

Facial Clay Mask gold
Pjalmi i luleve që shërben për pllenimin e luleve mblidhet nga bleta dhe mbartet prej saj nga një lule në tjetrën gjatë vizitave të saj të rregullta. Ai është ushqimi i përditshëm i tyre pa të cilin ato nuk bëjnë dot.

Përbërja:

Ky vaj përbëher nga elemente ushqyese dhe mjaft kurative si:
- Proteina, sakaride, aminoacide, acide yndyror të pangopur. Është shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të kancerit etj.
- Kripëra minerale dhe elemente të rralla (28 elemente) përveç hekurit, kalciumit, fosforit.
- Numër të lartë enzimash (143)
- Numër të madh vitaminash (B kompleks, A, C, D, K ....)

Vaji i polenit është vaj totalisht i lidhur me vajin e susamit i cili ia shton efektet e tij kurative.

Dobitë dhe përdorimi:

- Nisur nga përbërja e tij e pasur me vitamina aminoacide proteina etj, vaji i polenit ka efekte ushqyese dhe shumë të dobishme për trupin, ngase ai e ndihmon atë në rast sëmundjesh apo mungesë force dhe energjie. Ai vepron si ushqyes tek gratë shtatzëna dhe ato në gji, si dhe sjell oreksin. Elementet e pasur të këtij vaji ndikojnë pozitivisht në qendrën nervore e cila kontrollon oreksin tek njeriu. Poleni gjithashtu normalizon çrregullimet e ndryshme në ushqim që vijnë si pasojë e disa sëmundjeve kronike dhe të gjata.
- Është ilaçi ideal për njerëzit e dobët, gjatë fazës së rritjes në të gjitha format e mundshme dhe në mënyrë të veçantë tek të miturit që vuajnë prej mosushqimit, si dhe në rastet me anemi.
- Vaji i poleni i përzier me vajin e hojëzave të bletës, vajin e farave të zeza dhe me mjaltë përdoret si ilaç tek të sëmurët me përqëndrim të lartë të acideve dhe rastet me ulcera të stomakut. Ndihmon në acarimet nervore të zorrës së trashë dhe në rastet e diarresë së rënduar. Vepron gjithashtu në rastet e inflamacionit të zorrës së hollë dhe të trashë që vjen si rezultat i baktereve dhe veçanërisht salmonelës. Ky vaj i eliminon dhe ndalon zhvillimin e tyre duke i dhen krah zhvillimit dhe rritjes së gjallesave të tjera mikroskopike të dobishme për trupin.
- Është i efektshëm në rritjen e përqindjes së pjellorisë tek personi, pasi shkakton shtimin e spermatozoideve tek mashkulli dhe të vezëve tek femra. Rigjeneron dhe shton energjitë tek përdoruesi. Këto funksione vajit të polenit ia shton edhe përzierja me vajin e susamit, mjaltit, ndërkohë që janë vërejtur rezultate të mira në trajtimin e sterilitetit tek të dyja gjinitë, me përdorimin e këtij vaji të përzier me vajin e kanellës dhe mjalt.
- Vepron pozitivisht tek të sëmurët që marrin rreze, sepse ky vaj redukton efektet e dëmshme të këtyre rrezeve në gjak dhe trup, si dhe rrit numrin e rruazave të kuqe dhe rrit përqindjen e hemoglobinës.
- Parandalon tumoret kanceroze malinje: shumë studime të kohëve të fundit në Japoni Evropë, Rusi, Francë, Suedi etj. e vënë theksin mbi vlerat e vajit të polenit, vajit të hojëzave të bletës në bashkëveprim me vajin e farave të zeza, vajin e ravenit, vajin e Ginsengut dhe mjaltit në parandalimin e tumoreve.
- Ndihmon në sëmundjet e pleqërisë dhe në inflamacionin e prostatës dhe tek gratë me menopauzë.
- Trajton problemet e lëkurës, sidomos asaj të thatë, si dhe në mbylljen e plagëve dhe mbushjen e tyre me mish.

Doza e rekomanduar:

Një lugë e madhe në mëngjes dhe në mbrëmje. Doza mund të shtohet pa pasur asnjë efekt anësor.

Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml

Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.