Vaj i Mulukhijes - 10$ / Njesi

Facial Clay Mask gold
Ky vaj është një preparat 100% natyral që nxirret nga gjethet, kërcelli dhe farat e mulukhijes pasi pastrohen, thahen dhe shtrydhen në gjendje të ftohtë për të mos pësuar ndonjë ndryshim në strukturën e saj kimike, si dhe për të siguruar efektshmëri maksimale në përdorimin mjekësor.
Përbërja:
- Përmban substanca të efektshme ndër më të rëndësishmet glukocidet, karotin, betakarotin dhe klorofil.
- Përmban vitamina si A, C dhe acid nikotinik (që vepron kundër sëmudjes së Pellagrës).
- Kripëra minerale si hekur, mangan, kalcium dhe magnez.

Dobitë dhe përdorimet:
Bima e mulukhijes nuk ka pasur deri vonë nga studimet perëndimore interesimin e merituar. Kështu që kërkime të fundit kanë zbuluar vlerën e madhe të kësaj bime për shkak të përmbajtjes së saj të Glukozaminës, klorofilit, karotinës, betakarotinës dhe mineralit të manganit i cili luan një rol shumë të rëndësishëm si katalizator në shumë prej sekretimeve hormonale.
1. Parandalon sëmundjet e artikulacioneve për shkak se vaji i kësaj bime përmban Glukozamine, një substancë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme për shëndetin e artikulacioneve dhe të kockave. Kjo substancë (Glukozaminë, duke përmbajtur elementë sulfurorë parandalon sëmundje si osteoartrit etj.
2. Përdoret në trajtimin e sterilitetit dhe shërben si nxitës seksual: Shpesh steriliteti tek femrat shfaqet si pasojë e dobësimit të procesit të ovulacionit, prandaj ky vaj, duke përmbajtur shumë minerale ku ndër më të rëndësishmit është mangani, i cili nxit prodhimin dhe sekretimin e hormonit të pjellorisë tek femrat dhe në mënyrë të veçantë progesteronit, ndërkohë që tek meshkujt aktivizon dhe gjallëron hormonin e testosteronit nga i cili ndërvaret shumë dëshira seksuale tek gjinia mashkullore.
3. Minerali i manganit i pranishëm në vajin e mulukhijes është i domosdoshëm në prodhimin e hormonit të insulinës i cili normalizon nivelin e sheqerit në gjak dhe së bashku me mineralin tjetër kalciumin lufton dobësimin e kockave.
4. Prania e substancës së klorofilit dhe karotinës në vajin e mulukhijes në përqindje të larta e forcon shumë sistemin imunitar të trupit ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të shumta, si dhe forcon shikimin dhe mbron organet jetike nga plakja.
5. Përbërjet fenolike si flavonet dhe klozidet të pranishme në vajin e mulukhijes janë elementë apo substanca që e mbrojnë trupin nga lëndët që njihen në mjekësi me termin “rrënjët e lira – të oksiduara”. Nëpërmjet kësaj veçorie ato e mbrojnë trupin nga arterioskleroza dhe ulin kolesterolin e dëmshëm në mëlçi që përçohet më tej në gjak, si dhe normalizojnë rrahjet e zemrës.
6. Lehtëson shqetësimet nervore: Substancat e karotinës dhe betakarotinës të cilat shndërrohen në mëlçi në vitamina A, ndihmojnë në sekretimin e hormonit të serotininës, i cili përmirëson gjendjen emocionale dhe lufton depresionin dhe i jep personit që e përdor një lloj autokontrolli dhe mbrojtjeje ndaj faktorëve organikë që shkaktojnë gjendjet depresive.
7. Ka efekt zbutës dhe qetësues për membranën (muret) e stomakut dhe të zorrëve. Lufton kapsllëkun dhe pakëson përthithjen e yndyrnave.
Për përdorim të jashtëm, shërben për lyerje:
1. Për dhimbjet e kyçeve nga reumatizma.
2. Për rastet me alergji.
Doza e rekomanduar: 2-3 lugë të mëdha me vaj mulukhije. Përdorimi i këtij vaji nuk ka efekte anësore.

Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml.


Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.